MK

Rent a car

Chevrolet Spark
  • 5 Persons 5 Doors 
  • Radio/Cassete Player 
  • Unleaded Gasoline
1 Day(s) x 30 € = 30 
Pick up: Tetovo + 0 
Return: Tetovo + 0 
Total: 30 
Hyundai Accent
5 Persons 5 Doors 
Radio/Cassete Player 
Unleaded Gasoline
1 Day(s) x 35 € = 35 €
Pick up: Tetovo +0 €
Return: Tetovo +0 €
Total: 35 €
Hyundai Verna
5 Persons 5 Doors 
Radio/Cassete Player 
Unleaded Gasoline
1 Day(s) x 40 € = 40 €
Pick up: Tetovo +0 €
Return: Tetovo +0 €
Total: 40 €
Opel Astra
5 Persons 5 Doors 
Radio/Cassete Player 
Unleaded Gasoline
1 Day(s) x 45 € = 45 €
Pick up: Tetovo +0 €
Return: Tetovo +0 €
Total: 45 €
Kontratë për dhënie me qira të veturave

EURO TURIST në tekstin më poshtë qiradhënësi, jep me qira automjete qiramarrësit, të dhënat e të cilit gjenden në anën e përparme të kësaj kontrate, nën kushtet dhe dispozitat si vijojnë:

Neni 1

1. Qiradhënësi vetë e nënshkruan kontratën për qeradhënie, dhe me këtë veprim pajtohet dhe plotësisht i pranon të gjitha kushtet dhe dispozitat e parapara në Kontratë.
2. Qiramarrësi i pranon çmimet dhe kushtet tjera për qera të parapara në çimoren e dhënë si pjesë përbërëse të kësaj kontratë.
3. Me automjetin mund të drejtojë vetëm personi i cili posedon leje për vozitje me vlefshmëri prej më së paku 2 vitesh, dhe të jetë i moshës 21 vjeçare e më lart.
4. Qiramarrësi automjetin e merr:
-në gjendje të rregullt, të pajisur dhe me dokumente.
5. Qiramarrësi është i detyruar që t'ia kthejë automjetin qiradhënësit në afatin dhe vendin e paraparë me këtë kontratë.
6. Vlefshmëria e kësaj kotrate mund të vazhdohet vetëm me pajtim të shkruar të qiradhënësit edhe atë në afat prej 24 orëve, para skadimit të të njëjtës.
7. Përderisa qiramarrësi nuk e kthen automjetin deri ne afatin e paraparë në kontrate, automjeti do të llogaritet si i vjedhur dhe do të ngritet procedurë në organet e punëve të brendshme, kurse qiramarrësi do të bartë përgjegjsi të plotë materiale dhe penale. 
8. Qiramarrësi ka për detyrim të kujdeset për automjetin dhe të sigurojë servisim të rregullt.
9. Automjeti nuk guxon të përdoret, drejtohet:
- çdo lloj garimi, prova shpejtësie apo gara;
- për bartjen e materialeve ndezëse apo eksplozive;
- për veprime të jashtëligjshme (kundërcajtje doganore apo devizore);
- nën ndikimin e alkoolit, narkotikëve, substancave qetësuese dhe ilaçeve tjera;
- jashtë rrugëve të rednit të I, II dhe III;
- jashtë kufijve shtetërorë, pa pajtim paraprak të qiradhënësit;
- për stërvitje të vozitësve apo dhënien e provimit të vozitjes.

Neni 2

Qiramarrësi detyrohet plotesisht të çpaguaj çdo dëmtim i cili do të dalë si rrjedhojë e mosrespektimit të dispozitave dhe kushteve nga Neni 1 i kësaj kontrate, kurse lartësinë e së njëjtës do ta caktojë qiradhënësi.

Neni 3

Për kohëzgjatjen e qirasë, qiramarrësi i bart shpenzimet për parkim, garazhim, rregullim të gomave, larje, denime për kundërvajtje trafiku dhe te gjitha shpenzimet tjera të papërmendura të cilat nuk nënkuptohen nën mirmbajtje të rregullt. 

Neni 4

Rregullimi dhe ndrimi i pjesëve të automjetit mund të kryhet vetëm ne servis te autorizuar dhe me pajtim paraprak të qiradhënësit, në të kundërtën qiramarrësi I bart vetë shpenzimet.

Neni 5

Qiradhënësi nuk e çpaguan qiramarrësin për: humbjen apo dëmtimin e bagazhit personal ose mallit i cili gjendet ne automjet, për defekt i cili paraqitet në automjet për gjatë kohës së qerasë neqoftëse nga kjo i është bërë dëm qiramarrësit.

Neni 6

Qiramarrësi në rast të aksidentit të trafikut apo demit të bërë te automjetit, detyrohet:
- të informojë qiradhënësin dhe të jap deklaratë të shkruar për rastin ne afat prej 24 orëve;
- të thërase dhe ta presë policinë e trafikut të kryejë shikimzyrtarë;
- të sigurojë automjetin dhe ta vendosë të njëjtin në vend të sigurtë;
- të marrë të dhëna për pjesëmarrësit dhe dëshmitarët.

Neni 7

Qiramarrësi është i detyruar të çpaguaj plotësisht dëmin e bërë si pasojë të mosrespektimit dhe mospërmbajtjes së dispozitave të parapara në Nenin 6.

Neni 8

Me shfrytëzim të automjetit në pajtim me dispozitat dhe kushtet e kësaj kontrate, qiramarrësi është I siguruar nga autopërgjegjsia për dëme ndaj palës së tretë dhe dëme nga zjarri dhe vjedhja.

Neni 9

Qiramarrësi është përgjegjës për:
-dëme të shkaktuara nga pakujdesia;
-dëme të shkaktuara me qëllim;
-nëse vozitësi në momëntin e aksidentit nuk ka poseduar leje për vozitje;
- nëse vozitësi në momëntin e aksidentit është nën ndikimin e alkoolit.

Neni 10

Në rast të keqinterpetimit të tekstit nëmes gjuhës angleze, shqipe dhe maqedonase në këtë kontratë, tëksti në gjuhën maqedonase merret si zyrtar.

Neni 11

Qiramarrësi është i detyruar që gjatë marrjes së automjetit të japë depozit prej 300 euro për përdorim në R. e Maqedonisë dhe 600 euro për përdorim jashtë shtetit, edhe atë në kundërvlerë të denarit.

Neni 12

Në rast konflikti kompetent është gjykata e Tetovës.